Policia ka shoqëruar tetë persona të cilët morën pjesë në protestën e banorëve të Unazës së Re, për shkak se ditën e djeshme kanë bllokuar rrugën nga ora 17:00 deri në 21:00, ndryshe nga ditët e tjera kur protesta ka zgjatur vetëm një orë. Banorët u shprehën se kishin informacione se policia mund t’i arrestonte. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe lideri demokrat Lulzim Basha. Banorët janë shoqëruar për kundërshtim të forcave të policisë dhe bllokim të rrugës.
/a.meta