Emmanuel Macron shkarkoi shefat e policisë së Parisit mbrëmë pasi protestuesit ”jelekverdhë” shkaktuan trazira për të tretën ditë radhazi. Deri tek ky vendim Presidenti francez erdhi pasi 200 protestues shkatërruan Champ-Elyseen në një mbrëmje tjetër kaotike në kryeqytetin francez. Macron ka hasur në vështirësi kohët e fundit për të mbajtur nën kontroll protestuesit që nga koha kur filluan trazirat vitin e kaluar për shkak të ngritjes së çmimeve të karburanteve.
Duke folur para mediave Makron deklaroi: ”Ka njerëz sot që po mundohen në të gjitha mënyrat të dëmtojnë Republikën duke thyer, dhe shkatërruar gjëra dhe madje duke e rrezikuar jetën e të tjerëve”.
Drejtori i ri i policisë Edouard Philippe deklaroi masa të reja për ndalesën e protestave përgjatë shesheve kryesore dhe më të goditura nga protestat. Ai gjithashtu kritikoi qasjen e policisë për lejimin e grumbullimit të grupeve të dhunshme të cilat janë shkaktare për thyerjen dhe grabitjen e dyqaneve luksoze, zjarrvënien e një banke dhe dëmtimin e restoranteve historike të qytetit.
Philippe tha: “Këto ishin vepra penale. Përgjigjja e qeverisë duhet të jetë e fortë.”
”Kryeministri francez gjithashtu pranoi “mosfunksionimin” brenda policisë.
Ai njoftoi se oficerët do të jenë në gjendje të përdorin dron dhe mbikëqyrje me kamerë për të ndihmuar në parandalimin e dhunës.
Përleshja e fundjavës së kaluar ishte më e keqja që nga dhjetori ku qindra protestues mbetën të plagosur./a.meta