Një gabim që ka njollosur një sezon që deri tani ishte shumë pozitiv dhe që në fund ka qenë vendimtar në eliminimin e Inter-it nga Europa League.
Stefan de Vrij është i demoralizuar për atë që ka ndodhurtë enjten në mbrëmje në “San Siro” kundër Eintracht Frankfurt-it. Goditja e tij me kokë, në fakt, ka nxjerrë para portës Jovic-in, që ka realizuar golin e kualifikimit për ekipin gjerman.
Një gabim që ka ardhur në minutat e para të ndeshjes dhe të cilin ai me shokët e tij të ekipit nuk kanë arritur ta ndreqin. I intervistuar nga “Fox Sports”, mbrojtësi holandez ka thënë:
“Ai i së enjtes ka qenë vetëm një gabim, por disa gjëra ndëshkohen menjëherë. Nuk doja ta godisja topin në atë mënyrë, por distanca me portën ishte shumë e madhe, për këtë arsye doja ta godisja dy herë me kokë. Duhej ta nxirrja topin në rivënie anësore”.
“Është një çmenduri që të bëhen gabime të tilla, por kishim gjithsesi 80 minuta për të rikuperuar. E harrova atë që ndodhur dhe kam luajtur në mënyrë racionale, por nuk ka mjaftuar për të përmbysur rezultatin”.
“Eliminimi nga Europa League është një zhgënjim i madh, për ne ishte një objektiv i rëndësishëm pas eliminimit nga Champions League. Dalja nga kompeticioni është shumë e dhimbshme”, ka përfunduar holandezi. (TeleSport)
/a.r