Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me studentë dhe padgogë të qytetit të Durrësit. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se shqiptarët e kanë marrë vendimin, zot në shtëpinë e tyre nuk do të jenë më as kriminelët, as hajdutët, grabitësit, e as perversët.
Por Basha ka lëshuar akuza në adresë të Vangjush Dakos, dosja e të cilit, sipas tij, i ka kushtuar postin ish ministrit Fatmir Xhafa.
“Deputetet e Durresit nuk mund te rrinin ne krah te Rrahman Rrajes e Jurgis Cyrbes. Propoganda e Rames se te gjitha jane njesoj ka vdekur, nuk jemi te gjithe njesoj. Ai kanabizioi vendin, e futi ekonomine ne kolaps. Ne kurre nuk kemi qene me te qarte se kur i dhame fund fasades e bashke me te parlamentit te krimit dhe te hajduresise”, ka thene Basha.
Kryedemokrati tha se Protesta e studentëve solli më herën pranverën, ndërsa komentoi edhe vendimin e disa deputetëve në listat e opozitës që pranuan të marrin mandatin e deputetit. Basha tha se ata u blenë si të ishin bagëti.
“Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapraiu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve. A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti”- tha Basha.