Dy deputetet francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, pasi kane zhvilluar takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeten Blerina Gjylameti në Kryesinë e Kuvendit, edhe pse kane pohuar se nuk duan të ndërhyjnë në debatin e brendshëm shqiptar, apelojne per konsensus.
Ne nje deklarate per mediat, nga Kryesia e Kuvendit, deputetet franceze theksojne se eshte i rendesishem forcimi i bashkepunimit mes vendeve, nderkohe qe kane nenvizuar rendesine e madhe qe ka per vendin cuarja perpara e reformave.
“Kemi ardhur për të diskutuar edhe për situatën politike. Është e rëndësishme të kemi diskutime nga afër dhe do kemi diskutime më të detajuara pas zgjedhjeve evropiane. Kemi ardhur për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Kemi pasur takime edhe me opozitën dhe me qeverinë dhe e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar. Duhet konsensus edhe nga ana e publikut. Duhet të kemi parasysh edhe reformat që bën Shqipëria siç është reforma në drejtësi. Kam besim se do gjendet zgjidhje nga shqiptarët”- tha deputeti francez Jacques Maire.
Kolegia e tij, deputetja tjetër franceze Liliana Tanguy, ka theksuar se synim ne kuader te bashkepunimit mes vendeve eshte forcimi i raporteve ne turizëm dhe infrastrukturë.
“Duhet të intensifikohen marrëdhëniet edhe në planin e universiteteve. Ne duam që në Shqipëri të mësohet sa më shumë gjuha franceze. Unë u impresionova nga cilësia e mësimdhënies në Shqipëri. Është një ogur i mirë që në Shqipëri gjuha e parë e huaj të jetë frengjishtja”- ka thene ajo.