Ndoshta do të ketë qenë eliminimi i pësuar nga Atletiko e Madridit, apo edhe fakti që Kristiano Ronaldo nuk simpatizohet më, edhe pas largimit nga Reali, duke qenë se ai që u duk një lajm drithërues nga ana e medias spanjolle, ka qenë vetëm një aludim i shëmtuar.
Mëngjesin e djeshëm, sportivet e ndryshme si “AS”, “Marca” dhe “Mundo Deportivo” kanë lëshuar alarmin se CR7 ishte nën hetim nga ana e UEFA-s për festimin e tij, pas tripletës, në të cilin imitonte, edhe pse në mënyrë më të kamufluar, gjestin e Diego Simeones. Por frika që ndollën të përditshmet madrilene u hodhën poshtë nga vetë UEFA, e cila ka qetësuar Juventusin dhe vetë Ronaldon. Burime pranë qeverisë së futbollit europian nënvizuan se nuk ka asnjë dosje apo hetim të hapur.
/a.meta