Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit pas një kontrolli të befasishëm në banesë.
Bëhet fjalë për A.L 55 vjeç dhe djalin e tij, A.L, 26 vjeç. Të dy shtetasit akuzohen për veprat penale të shitjes dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe për armëmbajtje pa leje.
Policia bën të ditur se atyre u janë gjetur gjithashtu edhe 4 pasaporta me identitete të ndryshme.
Nga kontrolli u kap një pistoletë e markës “Beretta” me 3 fishekë, 900 gramë lëndë narkotike e presuar në formë çokollate, 9 doza kokaine dhe 9 doza kanabis.
Dy të shoqëruarit pritet të përballen me akuzat ndërsa policia nuk ka dhënë identitetet e plota të tyre.
/a.r