Rikthim i bujshëm te Reali i Madridit. Rezultatet negative nën drejtimin e Santiago Solarit duket se kanë mbushur kupën e presidentit Florentino Perez, i cili pritet të hidhet menjëherë në veprim. Shkarkimi i Solarit është thuajse i pashmangshëm, me Perez që ka gati alternativën. Janë plot 3 burime, “Onda Cero”, “Cadena COPE” dhe “La Sexta” që raportojnë se Reali i Madridit e ka gjetur zëvendësuesin e Solarit.
Sipas tyre, Perez ka rënë dakord me teknikun Zinedine Zidane. Francezi do të riemërohet si trajner i Realit të Madridit, pas 8 muajsh larg saj. Zizu dha dorëheqjen vetëm 3 ditë pas triumfit në Champions League, i treti radhazi nën drejtimin e tij. Një lëvizje kjo që do të trondisë jo pak opinionin sportiv pranë Juventusit, që e shikonte Zidane si pasuesin ideal të Massimiliano Allegrit.
/a.meta