Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Eshte larguar drejtori aktual Albert Nushi dhe në vend të tij është komanduar nëndrejtori i Policisë Fier, Andon Marko. Albert Nushi mësohet se është komanduar nëndrejtor në Policinë e qytetit të Elbasanit.
Lëvizja në radhët e policisë ka ardhur sot, pasi Nushi drejtoi edhe efektivët e Fierit në garantimin e qetësisë dhe sigurisë gjatë protestës se opozitës ne këtë qytet. Albert Nushi drejtoi Policinë e Fierit për një periudhë pothuajse 2-vjeçare.
/a.meta