Aktorja Egla Ceno e prekur nga turma që ende i duhet të dalë në protesta, pavarësisht kauzave, ngre shqetësimin, në përmasat e një keqardhjeje të thellë, për rrethanat e krijuara në Shqipëri.
Për Eglën pamjet që vijnë nga TV në shtëpitë tona, janë një vuajtje e brendshme.
“Unë para disa ditësh, kur pashë në ekranin e TV protestën që u bë, jam këputur fizikisht, jam ndier keq, kam filluar të qaj. M’u kujtua ’97-ta.
Më ka ardhur keq për veten, për brezin pas ’97-ës që është i detyruar të jetojë një gjë të tillë.
Më vjen shumë keq që vendi im është akoma në këtë valë”, tha ajo në edicionin e ri të “Dikush” në kanalin e “Youtube” me Anilda Kaçaçin.