Kryetarja e PS për Tiranën njëherësh edhe deputete Blerina Gjylameti shprehet se opozita po i shkakton dëm Shqipërisë dhe aspiratës së vendit tonë në rrugëtimin drejt integrimit për në BE.
Në një status në Facebook, Gjylameti ftoi Bashën që të braktisë Kryemadhin duke mos e dëgjuar atë pasi
“Të ftoj mos ta dëgjosh Monikën ideja e saj për pushtetin e ka bërë LSI-në një barsaletë, personazhet e së cilëve s’janë dhe aq të këndshëm për ata që votojnë. Si ka mundësi që nuk ngeli mik i shqiptarëve , mik i përbashkët i yni, që nuk po i vë në dukje këtyre rrëmujaxhinjve pa alternativë, se duhet të ndalojnë duke i bërë dëm Shqipërisë dhe integrimit në BE.
Mjaft o ditëzinj ,mjaft keni vrarë dhe keni vjedhur këtë popull, mjaft kanë paguar shqiptarët për 30 vite haraç për oreksin tuaj të pushtetit.
Zbrit Lul nga katet e fundit pa leje, ku të kanë degdisur dhe s’të lenë të zbresësh. Është mirë të zbresësh për hir të gjithë atyre demokratëve, që kanë bërë shumë për këtë vend.
Të ftoj mos ta dëgjosh Monikën ideja e saj për pushtetin e ka bërë LSI-në një barsaletë, personazhet e së cilëve s’janë dhe aq të këndshëm për ata që votojnë.
Sa për reformat e mbi të gjitha për reformën zgjedhore kemi që në Shtator 2017, që ju presim dhe mirëpresim.
Ne detyrat dhe impenjimet tona do të vazhdojmë t’i bëjmë , edhe drejtësia shumë shpejt do t’i bëjë”, deklaron Gjylameti.
/a.rada