Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka ndërhyrë në 26 kabina elektrike në segmentin rrugor nga Elbasani në Cërrik. duke reduktuar humbjet në rrjet.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar lajmin, duke theksuar se nga kjo ndërhyrje përfitojnë rreth 9 mijë banorë, si dhe do të ndihmojë bizneset dhe zhvillimin e agroturizmit në këtë zonë.
Përfundimi i këtij investimi pritet të mbyllet përpara nisjes së sezonit turistik.
/a.r