Pas përfundimit të takimeve të tij me kryeministrin Rama dhe përfaqësuesit e opozitës, zyrtari i lartë i BE-së Christian Danielsson i është drejtuar edhe njëherë palëve me një mesazh.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Danielsson shpreh se takimi me opozitën ka qenë konstruktiv, por zgjidhja e vetme e problemeve bëhet përmes angazhimit në parlament.
“Takim konstruktiv me përfaqësuesit e partive politike të opozitës në lidhje me situatën aktuale politike. Shqipëria përballet me sfida, por e vetmja mënyrë demokratike për zgjidhjen e tyre mbetet angazhimi në Parlament. Nxitja për akte dhune në protestë është absolutisht e papranueshme”, shkruan Danielsson.