Vendi i opozitës është në Parlament. Me këtë qëndrim drejtori i politikave për zgjerimin në BE, Christian Danielsson, mbajti të njëjtën linjë si të ndërkombëtarëve që janë shprehur edhe më herët, se djegia e mandateve nga opozita, minon procesin e integrimit.
“Shpesh në të shkuarën ju kemi kërkuar partive ta bëjnë integrimin mision kombëtar. Fatkeqësi që vendi të jetë në një kurth pasigurie politike”, tha ai.
Në një konferencë për mediat pas takimeve të veçanta me kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe aleatët, Danielsson tha se nxitja e dhunës në protesta është shqetësim i madh për BE-në.
“Kjo situatë aktuale politike në Shqipëri, nuk ndihmon fare për procesin integrues. Ja bëmë të qartë edhe opozitës, se fakti që nuk është në parlament nuk ndikon pozitivisht progresin e bërë”, tha zyrtari i lartë i BE-së.
Ai tha se Shqipëria ka dhënë rezultate në proceset kyçe për integrimin, veçanërisht në reformën në drejtësi, me vettingun dhe krijimin e institucioneve të reja në drejtësi, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Kam patur mundësinë që të takohesha më kryeministrin dhe liderët e opozitës. Qershori është vetëm pak muaj lar. Shpesh në të shkuarën i kemi kërkuar forcave politike në vend që reformat t’i bëjnë mision kombëtar për të gjithë vendi. Në takimet e sotme kam qenë shumë i qartë. Për opozitë kam theksuar rëndësinë dhe që vendimi i tyre për të djegur mandatet minon rrugën drejt BE-SË. Parlamenti është shtylla e shtetit dhe aty duhen diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme. Ky bojkot është kundërporoduktiv, E drejta për të protestuar është një e drejtë legjitime. Por e rëndësishme është që këto protesta të mos nxisin dhunë. nxitja e dhunës është një shqetësimi madh për ne. Vettingu vazhdon që të jetë një përpjekje e rëndësishme,, krijimi i autoriteteve ligjore ka qenë një hap tjetër kyç. Kam takuar anëtarët e gjyqësorit që sapo është krijuar.. Ky organ është një gur kilometrik për realizmin e reformave. Një gjë tjetër e rëndësishme ka qenë historiku i Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përpjekjet duhet të vazhdojnë për të gjithë elementët që u përmendën në qershorin e kaluar. përpjekje të tjerë janë të rëndësishme lidhur me të drejta themelore, si të drejta e pakicave dhe pronësisë dhe kufizimi i kërkesave për azil”, u shpreh Danielsson.
Ai bëri apel të vijojnë përpjekjet kundër krimit dhe korrupsionit.
“Është e nevojshme që të ketë progres të vazhdueshëm në veçanti për procesin e vettingut. Po e ndjekim procesin nga shumë afër”, tha Danielsson.
/a.meta/javanews.al