Tenori Saimir Pirgu ka replikuar me një qytetar në Facebook sa i përket reagimit për protestat e dhunshme.
Pirgu shkruan se ka qenë në opozitë me qeverinë në rastet kur e ka gjykuar të arsyeshme dhe se nuk po i shërben asaj.
Më herët, tenori me famë botërore tha se djegia e gomave është një minus për imazhin e vendit.
Por ja çfarë shkruan më pas Saimir Pirgu:
Ky reagimi jot o Lirim K Nezha eshte njelloj si ajo goma e djegur qe nuk te bie ne sy as ty as ketyre zoterinjeve qe na qenkan prekur nga fjalet e mia. Por po te pergjigjem ty sa per te gjithe ketyre ketu ketu posht qe i ka zene meraku per leket apo sa pellas une. Veç per kujtesë:
1 Kam reaguar atehere kur gomat digjeshin ne Lushnje nga PS dhe PD ishte ne pushtet . Si atehere the tani e quaj te gabuar reagimin e disave me dhune mu ne mes te europes ( ndose juve nuk ju mbushet mendja prap europa na ka per pjese e pjes e saj jemi )
2 Kam reaguar atehere kur Kjo qeveri ekzistuse na donte te hapte ne Shqiperi nje central nuklear kur ne vetem nje Gerdec nuk kontrolluam dote e akoma viktimave nuk ju ka dal shpirti .
3 Kam reagur kur u shenjterua Nene Teresa e ne Shqiperi apo Kosove nuk u be asnje aktivitet se mjaftonte ai jasht mureve te Vaticanit ne Rome .
4 Kam reaguar per femijet me Sindrome kur shoqeria jone i mbate mbyllur neper dhoma si te semure psiqik. E ketu nuk po vazhdoj me se lista eshte e gjate. Pra kam qe me Berishen me Nanon e me Ramen se fundemi te 3 e te tjere si keta me kan ftuar e dekoruar.
Si thua mos e kan ber vall se kam bordero me ta apo me kan dhen ndonje cek sic mund ti vej mendja ndonje mendjeshkurteri ketu posht? Mu pergjigj po mundet jo me sharje . Per fat te mirë koha tregon se kush eshte gjithesecili , e beni mir te terhiqeni nga sharjet e ofendimet se un nuk jam virtut i politikave shqiptare por vetem i punes time . Saimir