Mjaftojnë ndryshime të vogla çdo ditë për t’i dhënë një frymë tjetër lagjeve të qytetit.
Piktura në fasadat e pallateve, grafitet në mure apo shtimi i hapësirave të gjelbra, kanë treguar se mund të tjetërsojnë vendin ku jetojmë.
Dhe një tjetër zonë e kryeqytetit ka marrë një pamje ndryshe, falë piktorit Eljan Tanini dhe punonjësve që u angazhuan për të. Bëhet fjalë për atë që diku quhej ‘Pallati i Peshkut’.
Kjo vepër arti mbulon një pallat në zonën e Tiranës së Re, duke i dhënë një pamje komplet tjetër.
“Gjëra të vogla, me dashuri të madhe, sipas mundësisë së secilit për Tiranën!”, shkruan në postimin e tij Veliaj.
/a.rada