Është vetëdorëzuar në polici biznesmeni i shpallur në kërkim për ngjarjen në Ish-Bllok, Ervin Mata.
Ervin Mata është vetë dorëzuar mbrëmjen e djeshme në Policinë e Tiranës.
Mata ndodhej prej rreth 4 muajsh në kërkim.
“Ika nga frika, por unë nuk kam qëlluar njeri”.
Këto janë disa nga të paktat fjalë që ka thënë Ervin Mata para hetuesve, fill pas dorëzimit të tij në polici për vrasjen e rëndë të ndodhur në zonën e ish-Bllokut në tetor të vitit të kaluar.
Ervin Mata, u përfshi në konfliktin me armë të ndodhur në tetor të vitit të kaluar në një lokal në ish-Bllok.
Si pasojë e këtij konflikti mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën 36 vjeçari Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, 28 vjeç.
Fillimisht, pati dyshime se konflikti erdhi si pasojë e një ngacmimi që i ishte bërë të fejuarës së Matës, këngëtares së njohur Elvana Gjata.
Por pas hetimeve policia tha se ajo s’kishte lidhje me ngjarjen.
Hetimet vazhduan edhe për motive që kishin të bënin për prishje të pazareve të drogës.
I vetmi në kërkim për vrasjen është Merviol Bilo, truproja i Elvanës dhe njëherësh kushëriri i saj, i cili dyshohet se hapi zjarr atë natë.
Detaje të tjera priten në vazhdim në lidhje me këtë ngjarje.
/a.rada