Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në vendin e njohur si” Zogu i Zi” në qytetin e Fierit. Mësohet se një person me motoçiklete është përplasur nga një automjet tip Benz me targë AA 350 GZ në kryqëzimin e lagjes “Apolonia”. Siç raporton për “BalkanËeb” gazetari Ervis Kuçi, ndonëse i është dhënë ndihma e parë drejtuesit të motoçikletës, ai ka mbërritur i vdekur në spital.
Viktima është identifikuar si Petraq Shyqermeja, 68 vjeç.
Policia e Fierit, siç duhet edhe në videot e siguruara për “BalkanËeb” nga gazetari Kuçi, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISE
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:00, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi” Fier, shtetasi P.Sh, 68 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motocikletën, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi N.M, 19 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N.M u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.