Një person ka tentuar të marrë peng një aeroplan nga Dubai duke e detyruar të bëjë ulje emergjente në Banglandesh.
Aeroplani u rrethua menjëherë nga forcat speciale të cilat arritën të negociojnë me pengmarrësin e armatosur i cili pranoi të lirojë 143 pasagjerët dhe 7 pjestarë të stafit.
Ai kërkoi të flasë me kryeministrin e vendit, por nuk kaluan shumë minuta dhe vdiq nga plagët e shkaktuara nga shkëmbimi i zjarrit me forcat speciale.
Asgjë nuk dihet lidhur me motivet e pengmarrjes së aeroplanit.
E.Xh./