Ishte parashikuar drejt nga meteorologet dhe mëngjezi ka gdhirë i bardhë. Ashtu siç një ditë më parë sinoptikanët paralajmëruan, e shtuna ka gdhirë e bardhë në shumë qarqe të Shqipërisë.
Mësohet se reshje të shumta dëbore ka pasur në veri të vendit si në Dibër, kryesisht në zonat malore por edhe në Juglindje. Edhe Korça është mbuluar nga bora.
Ndërkaq reshje të pakta bore kanë nisur edhe në kryeqytet, ndërsa Dajti është zbardhur i tëri. Deri tani nuk raportohen probleme për lëvizjen.
“Balkanweb” raporton se në qytetin e Pukës nga erërat e forta, dëmtohet një çati e një banese private. Çatia e dëmtuar pranë nënstacionit elektrik. Rrëzimi i çatisë ka dëmtuar linjat elektrike. Një nga linjat dalëse nga nënstacioni është këputur. Për pasoje është ndërprerë furnizimi me energji elektrike i qytetit të Pukës.
Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin dhe kthjellime prej orëve të pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit deri në kuotat e ulëta dhe ato bregdetare.
Nderkohe qe nata e kaluar është shoqëruar me erëra mjaft të forta në Lezhë e për pasojë, rrjeti elektrik ka pasur probleme në të gjithë rrethin. “BalkanWeb” raportoi se problem ka pasur edhe në urën e Milotit, një vend ku shpejtësia e erës është përherë e lartë.
Një kamion është përmbysur nga erërat e forta në urën e Milotit, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet procedurale e hetimore.
(BW)