Mijëra protestues janë grumbulluar në oborrin e selisë blu pas dorëzimit të mandateve në Kryesinë e Kuvendit.
Ka qenë Lulzim Basha ai që ka folur para të pranishmëve, duke u kërkuar të brohorasin “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”.
Ai i ka cilësuar të pranishmit si misionarë të shpresës.
“Opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kryqin parlamentit të krimit. Nga sot ne jemi qytetarë të thjeshtë me ju dhe për ju” – tha Basha ndër të tjera.
Kreu i PD u shpreh se vendi do të ketë një të ardhme për të gjithë që duan t’i japin fund padrejtësisë.
Ai iu drejtua protestuesve duke u shprehur se beteja do të vijojë, teksa ka nisur të këndojë himnin e flamurit.
/a.rada