Burgim për 30 ditë ishte vendimi i gjykatës për ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristoski, për ngjarjet e 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku sipas avokatit Elenko Millanov, ky dënim është caktuar për shkak të rrezikut nga ikja dhe ndikimi ndaj hetimit.
Millanov paralajmëroi se do të paraqiste ankesë, posaçërisht për paraburgimin e Janakieskit.
Krahas Janakieskit dhe Ristovskit, dje në Gjykatën Penale ishte edhe ish-kryetari i parlamentit, Trajko Veljanoski, i cili pas një kohe të shkurtër u largua, duke iu referuar imunitetit të deputetit.
Veljanovski u arrestua dje me urdhër të Prokurorisë Publike nën dyshimin për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Po dje, u arrestuan edhe ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski.
/a.rada