Një zhvillim interesant është vënë re sot në protestën e opozitës që ka nisur përpara Parlamentit.
Sali Berisha është shoqëruar nga një grup i vjetër shoqërimi, duke larguar personat që e ruanin në protestën e 16 shkurtit.
Një nga udhëheqësit e mazhorancës, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi të shtunën se njerëzit që shoqëronin Berishën, janë të skeduar nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere si trafikantë droge.
Sot ish-kryeministri Berisha është shoqëruar nga grupi i hershëm i truprojave që e kanë mbrojtur gjatë kohës kur ka qenë lider i opozitës dhe kryeministër i vendit nga viti 2005-2013.