Deputetët e opozitës kanë nisur të flasin para turmës, ndryshe nga protesta e 16 Shkurtit ku nuk ishin parashikuar fjalime.
Kejdi Mehmetaj tha se mandati i saj i takon popullit ndaj dhe ka vendosur ta dorëzojë atë. Ndërkohë fjalën e ka marrë edhe Shpëtim Idrizi.
Edhe pse PDIU nuk ka asnjë deputet, Idrizi tha se Parlamenti është i të gjithë shqiptarëve.
Pak muaj pasi ka dalë nga koalicioni me PS, Idrizi e ka krahasuar qeverinë me diktaturë.
“Ne që u ngritëm dhe rrëzuam diktaturën e kuqe, sot po rrëzojmë diktaturën mavi” – tha kryetari i PDIU.
/javanews/a.r