Vetëm pak minuta para nisjes së protestës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se sot do të bëhet realitet djegia e mandateve, teksa shtoi se Kuvendi ka rënë.
Basha tha se Rama është larguar nga Tirana pasi ka frikë të përballet me popillin.
“Ky është mesazh që duhet ta dëgjojë Edi Rama. Policia e Shtetit është e përbërë nga burra e gra që kanë paguar rryshfet për të fituar punë. Janë detyruar të paguajnë.
Sot do të bëjmë realitet djegien e mandateve, qeveria që sot ëshë larguar. Mbyllja e Kuvendit dhe rrethimi me tela me gjemba të mos jetë vetëm sot, por të kthehet një zgjidhje politike. Kuvendi ka rënë prandaj ka mbyllur dhe dyert. Rama është larguar nga Tirana se ka frikë nga populli”