Siç ishte paralajmëruar më herët nga opozita, në orën 10:00 të paradites së sotme, do të zhvillohet protesta e radhës para Kuvendit.
Kjo proteste nen thirrjen e opozites pason ate qe u zhvillua me 16 shkurti para Kryeministrisë.
Pak para nisjes se protestes, polica ka vendosur nen kontroll godinen. Forca te shumta efektivesh kane rrethuar Parlamentin.
Kryetari i degës së PD për Elbasanin Eugen Isai ka thënë se pjesëmarrja e elbasanasve në protestën e sotme para Parlamentit bën do jetë masive, raproton “News 24”. “Sipas tij të paktën 1500 persona janë nisur me mjete private dhe 3 autobuzë. Eugen Isai tha se shumica e qytetarëve që duan të jenë pjesë e protestën janë shantazhuar nga segmente të ndryshme të pushtetit”.
Nje dite me para kreu i PD-se, Lulzim Basha teksa firmosi djegien e mandatit te vet si deputet, ftoi edhe njehere gjithe shqitare te bashkohen ne protesten para Kuvendit.
Ashtu si edhe fundjaven qe shkoi, qe ne oret e para te mengjesit jane nisur protestesit qe nga rrethet drejt Tiranes.
Nderkohe, po dje, Policia e Shtetit u bëri thirrje organizatorëve të protestës, që zhvillohet sot para Kuvendit, që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga ana e protestuesve.
Në deklaratën zyrtare, lidhur me masat e marra për tubimin që do të zhvillohet nga opozita, Policia thotë se ka të dhëna se synohet hyrja me forcë në Kuvend, si dhe për nxitje dhune e organizime me natyre kriminale. Megjithatë, thotë se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe paprekshmërinë e institucioneve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.
“Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë. Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit u bën apel, në radhë të parë, organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues”- tha Policia.
Por menjehere u pergjigj opozita e bahskuar me nje deklarate, duke mohuar cdo thirrje provokuese nga ana e policise. Opozita e bën të qartë se protesta e 16 shkurtit e provoi se nuk ka kriminelë, por qytetarë dhe kërkoi të ndalen kërcënimet.