Atletico Madrid ka mposhtur Juventusin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions Leagues.
Ndeshja kishte shumë raste të diskutueshme, sidomos goli i anuluar i Alvaro Moratas në minutën e 70-të.
Trajneri i Atleticos, Diego Simeone i nervozuar me anulimin e golit ishte i papërmbajtshëm kur shënoi Gimenez.
Ai festoi në mënyrë të çmendur duke mos arritur ta përmbajë veten.
E.Xh./