Delinda Disha është një ndër aktoret më të pëlqyera të spektaklit të humorit ‘Portokalli’.
Ajo është një kameleon i vërtetë kur bëhet fjalë për rolet e ndryshme që interpreton. Sot për Delindën është një ditë e veçantë, pasi i biri i saj, Dasantini ka mbushur plot dy vjeç.
Aktorja i ka dedikuar një urim tepër prekës, shoqëruar bashkë me një foto nga dita kur erdhi erdhi në jetë.
‘Si sot, dy vjet më parë erdhi në jetë bekimi jonë, Dasantini. Zoti të bekoftë shpirti im, unë bekoj Zotin për ty’, shkruan Delinda në ‘Instagram’.
E.Xh./