Deputetët e Partisë Demokratike kanë qenë të pranishëm gjatë seancës gjyqësore të vlerësimit të masës së sigurisë për 15 të arrestuarit pas protestës së 16 shkurtit.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho e quajti vendimin e gjykatës përpjekje për të dekurajuar protestësn por që nuk do të funksionojë. Ndërkohë që deputeti Alibeaj tha se Rama “duhej tërhequr zvarrë”
Edmond Spaho: Ky është një proces i mirëfilltë politik që më kujton gjyqet e diktaturës. Asnjë fakt dhe asnjë provë për atë që i akuzojnë, prishje të pronës publike, dhe prishje të qetësisë publike. Ndërkohë që është prishur vetëm kërpudha e kryeministrit. Në asnjë rast nukpati konfrontim të qytetarëve me policinë. Këto janë përpjekje për të dekurajuar protestuesit por nuk do funksionojë. I bëj thirrje të jenë një herë më mirë të enjten në protestë kundër Edi Ramës”
Enkelejd Alibeaj: “Ai njeri duhet tërhequr zvarrë”
E.Xhangoli/