Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh zv.sekretar për bashkëqeverisjen dhe aleancat në PS, Petro Koçi, akuzon ashpër ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD Lulzim Basha.
Duke ju kujtuar vrasjet e “21 janarit”, Koçi shprehet se Berisha vazhdon t’i quajë vrasjet e 21 janarit një burrëri kryeministrore, ndërsa Bashën e cilëson një Xhaferr Deva të ri.
Nga ana tjetër, teksa komenton vendimin për djegien e mandateve nga ana e opozitës, numri dy i mbrojtjes shprehet se PD e LSI kanë të zemëruar me popullin që nuk i voton.
“Berisha vazhdon ti quaje burreri kryeministrore vrasjet e 21 Janarit, ndërsa Basha, me 21 janarin dhe djegien e opozites u veteshpall Xhaferr Deva!
Opozita kerkon tja tregoje vendin popullit qe nuk e voton ndërkohë që Basha konsideron deshtim numrin e vogel te kamikazeve qe u veteofrua per grushtin e shtetit”, deklaron Koçi.
E.Xh./