Taulant Balla ka komentuar lajmin e shpërndarë në media ku mësohet se një prej njerëzve të afërt të krydemokratit Lulzim Basha, Arben Xibri ka rënë në pranga.
“Mediat raportojnë se sot është arrestuar në Tiranë “miku” i Lulzim Bashës, i akuzuar për trafikun e 130 kg kanabis. Arben Xibri është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.
Po ashtu siç u pa dhe siç konfirmuan edhe arrestimet e policisë së shtetit në protestën e dhunshme të Bashës morën pjesë persona me precedentë penalë me vepra të ngjashme si krimi për të cilin është dënuar Arben Xibri.
Është për të ardhur keq që ende edhe sot Partia Demokratike nuk është distancuar nga aktet e dhunshme dhe përdorimi i personave me precendentë penalë në dhunën e ditës së shtunë kundër institucionit të Këshillit të Ministrave”, nënvizon Balla. /a.meta