Pas protestës së 16 shkurtit dhe propozimit të kreut të PD për djegien e mandateve, Gazeta “Corriere della Sera” i ka kushtur vëmendje të veçantë aktualiteti politik në Shqipëri.
Përveç kryeministrit Edi Rama, media italiane ka intervistuar edhe gazetarin italian, Alesio Vinçi, që ka punuar në Shqipëri dhe në rajon, për ta pyetur për situatën e krijuar në vendin tonë.
Ai thotë se kjo nuk është revoltë popullore, por një protestë e organizuar që nuk do zgjasë.
“Problemi është se Shqipëria është shumë e ngadaltë në transformim dhe çdo gjë kalon nëpër kontrata të mëdha.
Përderisa ekziston një ekuilibër mes dy partive, ekziston një pamje e paqes.
Megjithatë, sot kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë socialistë.
Të dy janë shumë aktivë në rrjetet sociale, janë trendy dhe janë pranë rinisë.
Ndërsa demokratët kanë ende Berishën, të cilin të gjithë e quajnë ‘gjyshi në pension’.
Lulzim Basha është vetëm kukull e Berishës”, shprehet ai.
E.Xh./