Në protestën e sotme të opozitës ishte i pranishëm edhe ish-drejtori i Ramës në krye të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi. Madje ai ka qenë ndër më aktivët me veshjen dhe me mënyrën se si kishte vendosur të protestonte kundër atij që shumë pak kohë më parë e kishte shef. Por kjo pjesëmarrje nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga ish-deputeti socialist Piro Lutaj.
“Uaaau!! Shemsiu tek strofulla e qenit?! Mooos, “humbje e madhe” për ne, por lëtyrat e gjejnë vet ku e kanë vendin !?!?! shkruan Lutaj.
Prençi ka mbajtuar postin e drejtorit të Policisë së Dibrës deri në 23 prill të 2012-s, kur u pezullua për shkak të një konflikti me qeverinë e Berishës. Në atë kohë, Prençi akuzoi ashpër qeverinë dhe vetë kryeministrin Berisha për përfshirje në korrupsion dhe segmente të krimit, që lidheshin me kromin e Bulqizës./a.meta