Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e dhunshme të opozitës. Përmes një statusi në rrjete sociale të shoqëruar edhe me një nga videot ku shfaqet dhuna e ushtruar nga protestuesit në përpjekje për të hyrë brenda Kryeministrisë, Spiropali shprehet e keqardhur për mënyrën se si opozita shqiptare po i përdor qytetarët shqiptarë si mish për top, vetëm për interesat e veta personale politike.
“Nuk është ky i verbër problemi, po kush i ka qorruar sytë. Boja, mielli, çizmja, mavria, katrani, kazani, llafazani, njerëzit i përdorin si mish, dhunën si top, përgjegjësi nuk mbajnë, vendin e duan rrumpallë, pushtetin e duan t’u bjerë nga qielli, drejtësinë e duan në varr. Kot e kanë! Koha e tyre ka mbaruar! – shprehet ministrja Spiropali.
/a.meta