Një nga trenat më të shpejtë të Indisë është bllokuar në udhëtimin e parë, një ditë pasi u inagurua nga kryeministri Modi.
Treni i linjës Vande Bharat Express po kthehej në kryeqytetin Delhi nga qyteti Varanasi kur iu bllokuan frenat, raportojnë mediat.
Mediat indiane cituan një zëdhënës që thoshte se treni mund të ketë goditur disa kafshë. Gjatë provave, shpejtësia e trenit arriti në 180 kilometra në orë./oranews(b.an)