Një zjarr ka përfshirë disa shkurre dhe peme anës lumit Gjanice në fshatin Drize Myrteza në njësinë administrative Qendër në qarkun e Fierit.
Zjarri është vendosur nga banorë të fshatit Plyg e me pas i favorizuar nga era është përhapur edhe me tej në fshatin Drize Myrteza.
Zona është e banuar dhe nga flakët janë rrezikuar 4 banesa, por me ndërhyrjen e zjarrfikësve është shmangur djegia e tyre.
Zjarrfikësja ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit në kohë dhe aktualisht kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla ende pa u fikur.
/a.rada