Brizida Gjikondi nga shoqëria civile e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u përplas ashpër me deputetin Ervin Salianji, duke thënë se opozita menaxhon interesa të përbashkëta me mazhorancën.
Pjesë nga debati:
Gjigondi: Nuk ka qartësi sepse këta po dalin për të përfituar nga revolta që kanë shqiptarët. Këta janë përfitues. Por unë jam e bindur se do të ketë një rrugë të gjatë ku këta nuk do të jeni përfituesit.
Salianji: Ne po dalim për shqiptarët.
Gjikondi: Nuk po dilni për shqiptarët se po të kishit dalë për shqiptarët nuk kishit bërë qeveri para një viti.
Salianji: Nëse ishte kështu as ti nuk ishe sekretare për marrëdhënie me publikun tek LSI-ja dhe të dalësh e pakënaqur dhe të vish këtu. Biografi do bëjmë tani.
Gjikondi: Jam shumë më e ndershme se ty, sepse pardje pije kafe me Arben Ahmetajn dhe e kompenson me agresivet. Nuk mund të shisni moral kur nuk keni moral. Sepse po ju keni biznese të përbashkëta. Keni hyrë të varfër dhe keni dalë të pasur.
Salianji: Së pari, nuk kam qenë asnjëherë në një pozicion publik. Së dyti, në një kafe që kam qenë, e kam sqaruar. Kam nxjerr kamerat nga video në një gjë të stisur. Unë nuk kam menaxher interesash, as menaxher biznesesh që menaxhojnë bizneset për mua.