Ndaj tre gjyqtarëve që vendosën të shpëtonin nga burgimi i përjtshëm Dritan Dajtin, Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur procedim penal. Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka nisur procedimi për veprën penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë, dhe shpërdorim të detyrës.
Nga forcat policore janë zhvilluar kontrolle në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, duke i pranuar gjykimin e shkurtuar që e shpëtoi atë nga burgimi i përjetshëm për vrasjen e katër efektivëve
Kontrollet janë duke u zhvilluar nga forcat speciale të policisë, pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga gjykata. Operacioni po ndodh në këto momente në 3 qytete të ndryshme ku jetojnë gjyqtarët, në 5 banesa që disponohen prej tyre Gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kane dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit..
Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha janë dy gjyqtarët që vendosën të mos jenë pjesërisht kundër për të pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit. Më herët ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka kërkuar shkarkimin e tre gjyqtarëve, ndërsa ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se do të bëjë gjithçka për ta zhbërë atë vendim duke e quajtur një akt korruptiv “nga gjyqtarë kriminelë veshur me kostum”.
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, duke dënuar në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.
/a.meta