Kryeministri Edi Rama nga studio e “Real Story”, ka komentuar deklarata e ish-deputeti së PS, Arta Dade, e cila kërkonte largimin e tij nga drejtimi i vendit dhe partisë.
Rama u shpreh se këto gjëra nuk e shqetësojnë dhe nuk kishte bërë asnjë koment për të bërë.
“Nuk kam asnjë koment për të bërë (e puth me dorë nga studio) e përshëndes se kam shumë kohë pa e parë. I them që qenka në formë shumë të mirë si gjithmonë”, Rama për deklaratat e Arta Dades.
Dade në një intervistë televizive pak ditë më parë u shpreh kundër qëndrimit të Ramës si Kryeministër, dhe kërkoi reformimin e Partisë Socialiste.
Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që e vetmja alternativë është Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”, ishte kjo deklarata e Dades.