Kryeministri Edi Rama në një interviste në “Real Story” në Vizion Plus, ka folur për protestën e opozitës, duke thënë se kjo protestë nuk e çon asgjekundi opozitën.
Rama shtoi ndër të tjera se ata që do protestojnë janë një grup të dëshpëruarish, dhe administrata e bashkive që qeverisen nga PD.
Nuk është numri i njerëzve që dalin në rrugë, një njësi matëse për mbështetje apo për mos mbështetje politike. Dua të them që, jemi përpara një forcë të dëshpëruar njerëzisht që i bashkon dëshpërimi, e thonë e nuk i fitojnë dot zgjedhjet dhe duan forma të tjera.
Keni informacion për dhunë?
Nuk jam i interesuar për këtë aspekt, Policia i ka të gjitha kapacitetet për të mbajtur këtë protestë. Protesta që në këtë periudhë që kemi qeverisur ne, nuk kanë pasur asnjë më shumë se të gjitha administrata bashkiake, bashki të tëra që organizohen drejt Tiranës. 1200 veta paguan Bashkia Lezhë. Në fund të ditës, këto janë protesta që nuk shkojnë asgjëkund.
Si do reagoj qeveria po pati dhunë?
Qeveria nuk reagon, reagon Policia, ajo zbaton ligjin.