Ndërsa PD e LSI janë duke u përgatitur të pushtojnë rrugët në protestën e 16 shkurtit, vajzat apo nuset e disa prej politikanëve më të rëndësishëm të opozitës janë duke shijuar pushime luksi, destinazione ekzotike apo duke kaluar këto ditë të ftohta shkurti me bikini.
Rekord pa ndryshim mban nusja e Sali Berishës, Armina Mevlani, e cila nga pushimet në Spanjë, tanimë po vijon turin e saj të udhëtimeve, me preteksin e kontratave të sponsorizimit.
Vetëm pak ditë më parë, Armina shprehej në shtypin shqiptar se jeta për të në Shqipëri është bërë e padurueshme, e mesa duket, partnerja e Shkëlzen Berishës është duke u kujdesur që të kalojë sa më shumë kohë jashtë vendit.
Në prag të protestës së opozitës, mbesa e Bujar Nishanit, Beniada, ka zgjedhur një mënyrë tejet origjinale për të “protestuar”, duke u zhveshur nudo në disa revista për meshkuj.
Në kohën që i del midis zhveshjeve, Beniada shfaq veten gjatë këtyre ditëve duke u argëtuar në pishina të mbyllura dimërore apo në restorante e bare të shtrenjta italiane.
Italia ka tërhequr edhe dy vajza të tjera të njohura të politikanëve të opozitës.
Njëra prej tyre është Megi Topalli, vajza e Jozefinës, shumë më e përmbajtur në postimet e saj, por që së fundmi tregon se kaloi disa ditë pushimesh përtej Adriatikut.
Ndërsa në tur, për të pushuar është edhe Suada Ulqinaku, motra e deputetes së PD, Izmira Ulqinakut.
Midis postimeve të Lulzim Bashës, motrës së saj dhe postimeve që fton njerëzit të jenë sa më të shumtë në 16 shkurt, Suada shfaqet e lumtur duke vizituar “Scalëm” e Milanos, “Duomon”, e të tjera destinacione turistike të kryeqendrës ekonomike të Italisë.
Livia Rokaj, vajza e Shezai Rokajt, që së fundmi ka siguruar një vend pune në “Albanian University”, ka zgjedhur të shplodhet në Budapest.
Ndërkohë, Eliza Haxhinasto, vajzat e ish-ministrit të Transporteve, ndonëse jo me pushime, do të ndjekë protestën nga Londra, ku ndodhet për të studiuar në “Imperial College of London”.
Një universitet prestigjioz ky, ky tarifa më e ulët vjetore shkon në 13 mijë euro, duke u përshkallëzuar deri në 2-3 herë më shumë./LEXO.AL