Ka habitur jo pak ai sherr që ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku protagonistë kanë qenë lojtarët me ngjyrë të Besëlidhjes dhe disa të rinj nga Lezha. Lojtarët dhe të rinjtë kanë qenë në të njëjtin restorant.
Mësohet se shkaku i sherrit kanë qenë të rinjtë, që kanë ofenduar lojtarët afrikanë të Besëlidhjes duke përdorur fraza raciste. Lojtarët kanë reaguar dhe situata ka degraduar deri në sherrin banal në rrugë, ndërsa tani dy lojtarë dhe njëri prej të rinjve janë shoqëruar për sqarim në komisariatin e Lezhës.
/a.meta