Deputetja e PD, Grida Duma ka folur për zhvillimet e fundit poltike si dhe ngjarjen e Kavajës dhe të Malësisë së Madhe ku një polic ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Grida Duma u shpreh se mekanizimi që i shpëton këto ngjarje është shembulli i ndëshkimit dhe avancimi i gruas në Shqipëri.
“Shqipëria është vendi numërin një në Evropë që ka dhunën në familje më të lartë. Ne heshtëm, por qeveria shkon dhe nxjerr familjen e vajzes në Kavajë. Në këtë sens politika nuk e ka mbajtur veten të mos përfitojë nga kjo. Nuk po krijojmë dot institucione që të japin modelin e frikës të paktën. Mekanizimi që i shpëton këto ngjarje është shembulli i ndëshkimi dhe avancimi i gruas në Shqipëri.
Kanuni në Shqipëri është keqpërdorur. Unë jam në kontakt me avokatë të familjes në Kavajë dhe më thotë që dhunuesit i bën bashkë fakti se ose kanë pushtet politik ose kanë para. Dhuna në familje vjen dhe si pasojë e mosfunksionimit të institucioneve. Duhet të hapen negociatat, pasi vendi ka nevojë për monitorim. Jemi në situata që duhet veprim dhe jo analizë”- tha Duma.
Sakaq e pyetur se sa do zgjasë protesta e opozitës më 16 shkurt dhe nëse do jetë e qetë, Duma tha se PD mban përgjegjësi gjithmonë për protestat e veta. Duma u shpreh e bindur për pjesëmarrjen masive në protestë dhe sipas saj opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën.
“Sa do të zgjasë protesta pritet të merret vendimi dhe do bëhet me dije. Mendoj se hermetizimi është një strategji normale. Unë jam e bindur që do kemi një pjesëmarrje të merituar për atë që presin shqiptarët nga opozita. PD ka marrë gjithmonë përgjegjësinë për protestat e veta dhe mban përgjegjësi për atë që do të ndodhë. A duhet të jetë protestë e qetë? Duhet të jetë një protestë e fortë dhe e qartë. Pra një qeveri tranzitore pa Edi Ramën. Nëse Rama nuk largohet nuk është opsion. Ne dimë fuqinë e vetes dhe përgjegjësinë. Shoqëria shqiptare gëlon nga pakënaqësia. Nuk kërkojmë qeveri të re me mjete kriminale”- tha Duma.