Cardi B është një nga këngëtaret më të spikatura të muzikës botërore për momentin dhe sigurisht nuk kishte si të mos binte në sy në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy Awards 2019.
Këngëtarja tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj i stilistit francez Thierry Mugler i cili kishte një model të çuditshëm dhe aspak të rehatshëm. Ndërsa në kokë mbante një kurorë me perla.
Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar, u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Offset, dhe katër të tjerë për ta ndihmuar të parakalonte në tapetin e kuq të eventit.