Përdhunimi i të miturës në qytetin e Drenasit në Kosovë ka shkaktuar reagime të forta, ndërsa sot Gjykata e Prishtinës ka marrë vendimin për mësuesin, i cili dyshohet se ka abuzuar me minorenen. Mësuesi me iniciale SH.XH është lënë në paraburgim për 30 ditë, ndërsa gjinekologu i klinikës ku vajza u detyrua të abortonte është lënë në arrest shtëpie.
“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga pasi që i pandehuri SH.XH mund të ndikoj në dëshmitarë, po ashtu është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3. të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
Vajza 16-vjeçare dyshohet se mbeti shtatzënë me policin dhe ky i fundit e ka detyruar atë të abortojë tek klinika e gjinekologut, që siç raportojnë mediat vendase rezulton se kishte marrëdhënie shoqërie me policin abuzues.
“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak është bërë duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasi që i pandehuri po të gjendet në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të ndikojë tek dëshmitarët apo të arratiset me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në vendim.
/a.meta