Juristët në gjyqin amerikan të Joaquin “El Chapo” Guzman, të akuzuar për drejtimin e një prej karteleve më famëkeq të drogës në botë, përfunduan të hënën ditën e tyre të parë të diskutimeve në gjykatën federale të Bruklinit, pa arritur një vendim.
El Chapo, 61 vjeç, është akuzuar për kryesimin e kartelit Sinaloa të Meksikës, e cila u bë një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit të drogës në botë. Ai u arratis dy herë nga burgu në Meksikë dhe do të përballet me mundësinë e vuajtjes në një burg të SHBA-ve, nëse dënohet.
Gjyqi që zgjat prej 11 javësh, i cili paraqiti dëshmi nga më shumë se 50 dëshmitarë, i ofroi publikut një vështrim të paprecedentë në veprimet e brendshme të kartelit, të emëruar me emrin e shtetit në veriperëndim të Meksikës, ku Guzman u lind në një fshat malor të varfër.
Prokurorët thanë se ai trafikoi tonelata të kokainës, heroinës, marihuanës dhe metamfetaminës në Shtetet e Bashkuara për më shumë se dy dekada, duke konsoliduar fuqinë e tij në Meksikë përmes vrasjeve dhe luftrave me kartelet rivale.
Mbrojtja argumentoi se Guzman u krijua si një “djalë i keq” nga Ismael “El Mayo” Zambada, një padron i drogës nga Sinaloa, i cili mbetet ende i lirë. Juria i dërgoi gjyqtarit dy shënime me pyetje ligjore gjatë pasdites.
Në të parën, ata pyetën nëse një “luftë e drogës” mund të konsiderohet “pjesë e një krimi të trafikimit të drogës me referencë specifike ndaj ngarkesës së armëve”. Juristët dëgjuan dëshmi të gjera për luftërat vdekjeprurëse midis Guzman dhe trafikantëve rivale të drogës gjatë gjykimit.
Një nga dhjetë akuzat kriminale që përballon Guzman është se ai përdorte armë për të nxitur krimet e tij të drogës. Cogan i tha jurisë se nuk mund të merrnin në konsideratë detyrimin e armëve derisa ta kishin gjetur Guzmanin fajtor për një nga katër akuzat që lidhen me drogën. Ai tha se ata ishin të lirë të shqyrtonin provat e luftërave të drogës gjatë peshimit të këtyre akuzave.
Në shënimin e dytë, juria pyeti nëse “ephedrina është konsideruar pjesë e familjes së metamfetaminës”. Dëshmitarët në këtë rast dëshmuan se ephedrina është një nga përbërësit e përdorur për të bërë metamfetaminën. Cogan u tha juristëve se ata do të duhet t’i referohen provave në këtë rast.
Juria përbëhet nga shtatë gra dhe pesë burra. Emrat e tyre nuk janë zbuluar për arsye sigurie. Të paktën tre juristë janë emigrantë, tre janë folës spanjollë dhe disa kanë lidhje me zbatimin e ligjit.
Pothuajse të gjithë kishin dëgjuar për Guzmanin përpara fillimit të gjyqit, por thanë se mund të ishin të paanshëm. Përjashtimi i vetëm ishte një grua nga Etiopia, e cila tha se nuk kishte “asnjë indikacion” se kush ishte ai./a.meta