Nga Edmond Arizaj/
Sa per te qeshur!
Ata qe sulmonin Gent Caken (Edi Ramen) deri dje, jane erresuar pas “bujes” se batutes se pare diplomatike te mekembesit te kryeministrit si minister i Jashtem me ministrin e Jashtem serb.
Ndersa ata qe mezi prisnin te mbronin aftesite e Gent Cakes (Edi Rames) po nxjerrin frymen te lehtesuar e triumfatore, duke ngritur ne piedestal djaloshin e ri, e duke e trajtuar si hero.
Sa shpejt i bejme heronjte! Ashtu dhe antiheronjte ne fakt.
Pa u lene fare kohe te tregojne dicka nga heroizmi i tyre, apo nese kane te tille ne gjak.
Thejsht zakoni yne i vjeter, shume i vjeter: Nese dikush na thote fshatin nga e ka prejardhjen, do nxitojme ta perbuzim a levdojme si i ardhur nga ai fshat dhe jo si individ; dhe nese ne kuvend dikush thote nje llaf (batute) atij nis e i ngrihet kenge.
Dhe e anasjellta sigurisht. E njejta gje ndodhi me Gent Caken…
Por gjithsesi, une them si ne ate kuvendin tek rrapi i fshatit: Shyqyr, shyqyr, nje qind here shyqyr, qe djaloshit iu dha e iu pergjigj sic duhej, sa duhej, dhe pa inferioritet ministrit serb, se sot do shihnim tym e flake jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove, nga njerezit qe do te gezonin se “i zgjedhuri i Rames mbeti si guak para shqiponjes serbe”…