Nga Edmond Arizaj/
Lulzim Basha, ndoshta padashje, e ka vene veten, partine e tij dhe opoziten ne teresi ne rrezik. Pikerisht me ate qe u duket si pike shprese, protesten e 16 shkurtit. Rreziku vjen prej perceptimit krahasimor.
Protesta e dhjetorit te studenteve, nje komunitet, apo grup interesi, qe perfshin vec nje moshe te caktuar me pak kerkesa jo jetesore gjithsesi, perballe protestes se opozites ne mes shkurti, qe perfshin gjithe spektrin e popullsise, qe ka brenda saj edhe studentet, me kerkesa sipas tyre jetesore.
1) Organizimi. Protesta e studenteve nuk kishte nevoje per dite e muaj, per lajmerime e paralajmerime, per dalje e thirrje ne media, per portale e gazeta qe kujtojne cdo dite daten e protestes, per paraorganizime, e prova, per nxehje te situates, per ngritje morali e premtime te lloj llojshme.
Studentet organizoheshin brenda ores me rrjetet telefonike, kishin nje vend takimi dhe secili e ndjente se duhet te jepte kontributin e tij per nevojen e perbashket. Edhe studentet nga Tirana dolen me nje hap me shoket e tyre te rretheve, megjithese disa prej pikave nuk i preknin fare.
2)Masiviteti. Protesta e studenteve nuk kishte nevoje per drone krahasuese, nje nga mediat e PS dhe nje nga mediat e PD per te bere duelin e shifrave. Ajo ishte e gjere, e gjate, e plote, e bukur, e kendshme, moderne, ku forca e saj nuk ishte dhuna, por fjala. Mbi te gjitha nuk kishte firo, por sa me shume kalonin oret, aq më shume shtoheshin mbeshtetesit.
Nje antipamje e vertete me protestat e fundit te opozites, me grumbuj te paforme njerezish qe duket sikur terheqin kembet zvarre, me fjale krejt te vjeteruara te oratoreve dhe me shperndarjen e njerezve me shpejt se sa kohe u ishte dashur furgoneve per t’i sjelle nga rrethet. Nuk ka ngrohtesi, nuk ka pasion, nuk ka fryme, nuk ka te reja, nuk ka ndryshim, nuk ka ere, nuk ka entuziazem, nuk ka rini, nuk ka Tirane brenda. Jane keto qe sjellin masivitetin.
3)Perkrahja dhe bezdisja. Protestes se studenteve iu bashkuan madje me menyra simbolike te ecjes edhe universitete te rretheve te tjere, gjimnazet pavaresisht ndonje presioni, dhjetera e qindra qytetare te thjeshte, kalimtare te zakonshem, punonjes te administrates. Nuk u degjua per gjate gjithe kohes asnje ankese nga shoferet e makinave.
Te gjithe vec pershendesnin me buze ne gaz protestuesit. Ne dallim, protestave te deri sotme te opozites nuk u bashkohet askush qe nuk e ka emrin qe me pare ne listen e pjesmarrjes. Nuk levizin nga vendi as klientet e bareve te dy kullave e jo me ata brenda bllokut. Nuk behet fjale qe te kete organizime masive perkrahese nga grupe te tjera. E shoferet shprehin perhere bezdi per bllokimin e rruges, sharje nen dhembe dhe inat.
4)Harxhimet dhe perfundimet. Studentet ne protesten e tyre nuk harxhonin pothuajse asgje. Cdo gje krijohej nga mendja dhe duart e tyre. Dhe arriten ne pak te dite, perfitime qe breza te tere studentesh nuk i paten. Jehona e protestes se tyre, megjithese “ua rrembyen”, vazhdon ende. Ne dallim, deri me sot, protestat e opozites nuk kane lene asnje shenje, pervec nje ngjirje te vete Bashes qe kujtohet here pas here.
Qeveria as qe pulit qepallat te pakten sa here ngrihet zeri nga folesit e perkrahet zeshuar nga turma. Kerkesa monotone e opozites, te largohet Rama, ka perhere te njejtin perfundim sikur opozite ishte PS dhe protestonte, te largohet Berisha. Mos duhet te kete kerkesa te tjera, pervec ikjes se Rames? ( P.sh: Nje aksion opozitar ne komisione, ne Parlament dhe ne proteste per uljen e cmimit te karburantit, mund te sillte nje reagim te qeverise dhe kjo do shenonte nje fitore per opoziten).
Keto jane disa nga krahasimet qe une do t’i beja dhe qe mund te rrezikojne jo pak Bashen. Ndoshta ai nuk e ka menduar keshtu, apo nuk ka patur mundesi per ta menduar, por gjithsesi mundesia per te dale me shume i sfilitur nga kjo perballje krahasuese nese protesta nuk ka te reja dhe i ngjan paraardheseve, eshte me e madhe se sa mundesia qe Rama te jape doreheqjen diten e shtune te 16 shkurtit.