Grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS) ende numëron mijëra luftëtarë në Irak dhe Siri, gjithnjë të aftë të përbëjnë një kërcënim për Lindjen e Mesme dhe më tej, theksoi sot shefi amerikan i shërbimeve sekrete, Dan Coats.
“ISIS-i ende kontrollon mijëra luftëtarë në Irak dhe në Siri”, njoftoi Coats në një raport që i dorëzohet Kongresit.
“Grupimi ka tetë degëzime, dhjetëra rrjete dhe mijëra përkrahës të shpërndarë në të gjithë botën pavarësisht humbjeve të konsiderueshme në aspektin e krerëve dhe të territoreve”, theksoi ai.
/a.rada