Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka marrë masa për parandalimin e paligjshmërisë dhe garantimin e sigurisë në rrugë për shkak të prezencës së akullit.
Strukturat e Policisë Dibër kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe si rezultat i punës së policisë disa shtetas janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të masave dhe kontrolleve të befasishme, Policisë e qarkut Dibër parandaluar grabitjen e një bankomati të një filiali banke të nivelit të dytë në qytetin e Bulqizës, duke u vënë në pranga autorët e dyshuar.
Gjatë javës, në zbatim të planeve operacionale në të gjithë qarkun kanë funksionuar pika kontrolli të lëvizshme, ku janë shoqëruar për verifikim në komisariatet e policisë 20 shtetas si dhe ka vijuar operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit
Një tjetër fokus i Policisë Rrugore ka qenë dhe monitorimi i rrugëve, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, duke këshilluar drejtuesit e automjeteve që të mos qarkullojnë pa vendosur zinxhirët në ato akse ku ka prezencë të borës dhe akullit.
Policia Dibër kërkon bashkëpunimin me qytetarë, ku i fton të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin falas 112 apo aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ndaj shkelësve.
/a.rada